Backyard by Coolab po kërkon një Banakier/e – Barista për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Roli kombinon përgatitjen e pijeve, kafeve dhe koktejeve me menaxhimin e një ambienti social dhe dinamik. Backyard funksionon kryesisht me koncept vetëshërbimi, ndaj kërkojmë një person të organizuar, të shpejtë dhe komunikues, që ndihmon në krijimin e një eksperience të mirë për klientët dhe komunitetin.
Personi në këtë rol do të jetë përgjegjës për përgatitjen e pijeve, organizimin e banakut, menaxhimin bazë të stokut dhe mbështetjen e atmosferës së përgjithshme të hapësirës gjatë eventeve, aktiviteteve dhe mbrëmjeve komunitare.
Detyrat
- Përgatitja dhe shërbimi i kafesë, pijeve dhe koktejeve.
- Menaxhimi dhe organizimi i banakut gjatë orarit të punës.
- Orientimi i klientëve në konceptin e vetëshërbimit.
- Mbajtja e ambientit të pastër dhe funksional.
- Kontrolli bazë i stokut dhe raportimi i nevojave për furnizim.
- Bashkëpunimi me ekipin gjatë eventeve dhe aktiviteteve.
- Ndihmë në hapje/mbyllje të ambientit sipas nevojës.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme si banakier/e ose barista (preferohet).
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Energjik/e, i/e organizuar dhe i/e përgjegjshëm/e.
- Aftësi për të punuar në grup dhe në ritëm dinamik.
- Disponueshmëri për turne pasdite dhe fundjavë.
- Interes për evente, community spaces dhe hospitality industry.