Titulli i punës: Agjent/e Blerje
Kompania: Construction Energy Parts ShPK
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrimi:
- Pozita e Agjent/e Blerje përgjigjet për identifikimin dhe menaxhimin e furnitorëve të pjesëve të këmbimit, negociimin e kushteve dhe sigurimin e disponueshmërisë së stokut.
- Kandidati do të mbajë regjistrat e blerjeve, do të monitorojë porositë dhe do të bashkëpunojë ngushtë me departamentet teknike për të optimizuar proceset e blerjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kërkimi dhe përzgjedhja e furnitorëve të pjesëve të këmbimit.
- Shqyrtimi dhe analiza e ofertave nga furnitorët për të siguruar çmime konkurruese dhe cilësi të lartë.
- Negocimi i çmimeve dhe kushteve të furnizimit me furnitorët.
- Sigurimi i përmbushjes së afateve të dorëzimit.
- Mbajtja e regjistrave të blerjeve dhe raportimi i saktë mbi inventarët.
- Menaxhimi i stokut dhe ndjekja e porosive.
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet teknike dhe të tjera për identifikimin e nevojave dhe përmirësimin e proceseve të blerjes.
Kualifikimet e kërkuara:
- Arsim i lartë (preferohen degët Menaxhim Biznesi, Teknologji Informacioni ose Inxhinieri).
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose në blerjen e pjesëve të këmbimit.
- Njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike.
- Njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
- Fleksibilitet në oraret e punës dhe aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi analitike dhe të mira negociuese.