Conad, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Shqipëri dhe i pranishëm që prej vitit 2006, po kërkon të zgjerojë ekipin me një Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Detyrat
- Ndjek dhe administron të dhënat e prezencës për punonjësit që ushtrojnë aktivitetin në Itali.
- Kontrollon saktësinë e orëve të punës, mungesave, lejeve dhe informacioneve të tjera që lidhen me prezencën ditore ose mujore.
- Mirëmban dhe përditëson sistemin e regjistrimit të prezencave në përputhje me kërkesat e partnerëve italianë.
- Harton dhe dërgon raporte javore dhe mujore mbi prezencat.
- Ofron asistencë dhe mbështetje për stafin në Itali për çdo sqarim që lidhet me të dhënat e prezencës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin universitar në Ekonomi, Juridik ose Shkenca Sociale.
- Përbën avantazh të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office, me theks të veçantë te Excel.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Të ketë aftësi të forta analitike dhe kapacitet për përpunimin e të dhënave.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale.
- Të jetë në gjendje të menaxhojë situata nën presion dhe të punojë në mënyrë të pavarur.
- Të ketë njohuri bazë mbi administrimin e punonjësve dhe mbajtjen e evidencës së orarit.
Çfarë ofrojmë
- Një rol të rëndësishëm në një kompani ndërkombëtare me një histori të gjatë suksesi.
- Një mjedis pune motivues, me mundësi konkrete për rritje profesionale.
- Një paketë page konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive.