• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Communication Progress

Jurist

Communication Progress
Apliko
Ligj & JuridikTiranë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Juristi është përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ligjore të kompanisë, sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi dhe menaxhimin e çështjeve juridike të përditshme.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi i dokumentacionit ligjor të shoqërisë, përfshirë: shkresa, kërkesa, njoftime, rregullore dhe akte të tjera organizative.
  • Hartimi dhe përgatitja e kontratave të ndryshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, si: kontrata shitje, blerje, bashkëpunimi, pune, etj.
  • Përgatitja e prokurave dhe autorizimeve të ndryshme sipas nevojave të shoqërisë.
  • Monitorimi i vazhdueshëm i portaleve të prokurimeve për identifikimin e tenderave të rinj dhe të përshtatshëm për kompaninë.
  • Hartimi dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen në tendera publikë dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtar.
  • Mbajtja dhe përditësimi i arkivës ligjore të prokurimeve dhe përgatitja e raporteve të brendshme;
  • Monitorimi i vazhdueshëm i ndryshimeve në legjislacionin shqiptar dhe zbatimi i tyre në praktikë, në funksion të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Zbatimi i procedurave ligjore dhe administrative në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Kualifikimet

Kërkesat për pozicionin e punës:

  • Diplomë universitare Bachelor/Master në Drejtësi.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën ligjore dhe te prokurimeve; përvoja në sektorin privat përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të sistemit të e-prokurimit dhe përdorimit të platformave digjitale të tenderimit.
  • Njohuri shume te mira në legjislacionin civil, tregtar e administrativ.
  • Aftësi shumë të mira analitike, të shkrimit dhe të komunikimit.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip, duke menaxhuar në mënyrë efikase detyrat.

Pse të bëhesh pjesë e Communication Progress?

  • Përvojë dinamike dhe zhvillim profesional
  • Vlerësim për iniciativën dhe mendimin kritik
  • Ambjent miqësor dhe bashkëpunues

Si të Aplikoni:

  • CV-në tuaj
  • Letër motivimi