Ne jemi në kërkim të një Business Analyst, i/e cili/a do të studiojë në detaje strukturën e kompanisë, të identifikojë problemet dhe të gjejë mënyra për t'i zgjidhur ato me sukses.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të bashkëpunojë me palët e interesuara të biznesit për të kuptuar qëllimet, proceset dhe sfidat e tyre.
- Të analizojë dhe dokumentojë kërkesat e mbledhura për të siguruar qartësi dhe qëndrueshmëri.
- Të analizojë proceset financiare dhe t'i përshtatë ato me funksionalitetet e ERP-së
- Kryen analizën e sistemeve software dhe përshtat kerkesat me sistemin ERP.
- Të hartojë dokumentacion funksional, specifikime teknike dhe manuale përdorimi.
- Ndjek dhe implementon kërkesat në bashkëpunim me zhvilluesit.
- Informon dhe raporton tek eprorët për cdo situatë të nevojshme.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Të ketë përfunduar studimet në Informatikë Ekonomike, Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
- Të ketë njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe proceseve financiare.
- Të ketë eksperiencë me sisteme ERP dhe analizën e të dhënave.
- Të ketë aftësi në dokumentimin e kërkesave dhe testimin funksional.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?
- Përvojë dinamike dhe zhvillim profesional
- Vlerësim për iniciativën dhe mendimin kritik
- Ambjent miqësor dhe bashkëpunues