Përshkrimi
Cole Haan po kërkon një shitës/e me përvojë që të bëhet pjesë e ekipit.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të sigurojë një përvojë profesionale dhe premium për secilin klient.
- Të prezantojë dhe të shesë produktet në përputhje me standardet e brand-it.
- Të kujdeset për rendin, pastërtinë dhe organizimin e hapësirës së dyqanit.
- Të ndjekë objektivat e shitjes dhe KPI-të e përcaktuara.
- Të regjistrojë dhe të ndihmojë klientët sipas procedurave të kompanisë.
- Të punojë ngushtë me pjesën tjetër të stafit për mbarëvajtjen sa më efikase të dyqanit.
- Të zbatojë me saktësi procedurat operative dhe standardet e kompanisë.
Kualifikimet
Kërkesat dhe aftësitë e nevojshme:
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë në shitje, me përparësi përvojën në brand-e fashion, këpucë ose aksesorë.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Të ketë paraqitje profesionale dhe sjellje të përshtatshme në vendin e punës.
- Të tregojë gatishmëri për bashkëpunim dhe punë ekipore.
- Të jetë i/e përgjegjshëm/me dhe korrekt/e në kryerjen e detyrave.
- Të kuptojë nevojat e klientit dhe të rekomandojë produktin më të përshtatshëm.
- Të sjellë energji pozitive, etikë pune dhe interes për zhvillim profesional.
- Të ketë fleksibilitet në orar dhe angazhim gjatë periudhave me ngarkesë më të lartë.
Shënime
Ne ofrojmë:
- Një mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional.
- Angazhim në një brand premium ndërkombëtar.
Vendndodhja e punës: Cole Haan – Tirana Ring Center / Toptani