Specialist/e Mbështetje dhe Trajnim Klienti
Kompania: CODELAND
Përshkrimi:
Kompania CODELAND, e specializuar në zhvillimin e programeve kompjuterike kryesisht në fushën e fiskalizimit, kërkon të punësojë një kandidat/e për pozicionin e Specialist/e Mbështetje dhe Trajnim Klienti.
Detyrat:
- Ofrimin e mbështetjes për klientët që përdorin programet tona
- Ndihmë në konfigurimin e të dhënave në programet tona
- Realizimin e trajnimeve për përdorimin e aplikacioneve
- Përgjigje dhe asistencë për pyetjet dhe kërkesat e klientëve
- Trajtimin dhe zgjidhjen e kërkesave në mënyrë profesionale dhe efikase
Kualifikimet:
- Nuk kërkohet domosdoshmërisht eksperiencë ose arsim në IT
- Preferohen kandidatë nga fusha të ndryshme, me aftësi të mira komunikimi dhe mësimi të shpejtë
- Aftësi bazike në përdorimin e kompjuterit
- Durim, korrektësi dhe aftësi për punë me klientët
- Gatishmëri për të mësuar funksionimin e programeve (trajnim i ofruar nga kompania)
Orari i punës:
- E hënë – e premte: 08:00 – 17:00 (me 1 orë pushim)
- E shtunë: 09:00 – 14:00
- Me rotacion: një të shtunë punë, një të shtunë pushim
Pagesa:
- Rroga fillon nga 50,000 lekë neto, me mundësi rritjeje bazuar në performancën dhe eksperiencën
Ne ofrojmë:
- Trajnim të plotë mbi programet tona
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
- Mundësi rritjeje dhe zhvillimi në një kompani dinamike
Dokumentet e kërkuara: