Pirunist
Përshkrimi:
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.
Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Pirunist” për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT).
Qëllimi i Punës:
Pozicioni kërkon të arrihen objektivat e përcaktuara duke zbatuar saktë fazat e proceseve; të minimizohen ndalesat operacionale gjatë aktiviteteve të trajtimit; të reduktohen dëmtimet dhe humbjet e produkteve.
Detyrat:
- Lëviz produktet nga zonat e magazinimit drejt kamionëve ose rimorkiove të distributorëve sipas udhëzimeve të magazinierit.
- Magazinon produktet në vendet e përcaktuara duke ndjekur layout-in e magazinës dhe rregullat FIFO/FEFO kur është e aplikueshme.
- Kryen kontrollin ditor të forklift-it dhe bën kontrolle të thjeshta mirëmbajtjeje.
- Operon forklift-in në përputhje të plotë me rregullat teknike të sigurisë në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Mban ambientin e punës të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
- Raporton menjëherë çdo dëmtim, defekt ose incident sigurie te mbikëqyrësi.
- Mbështet aktivitetet e ngarkim/shkarkimit për të siguruar dërgesa në kohë.
Kualifikimet:
- Diplomë e Shkollës së Mesme ose Shkollë Profesionale.
- Leje e vlefshme për drejtim forklift-i (kur është e aplikueshme).
- Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri të mira mbi operacionet e magazinës dhe standardet e sigurisë.
- Aftësi për të punuar sipas programeve dhe udhëzimeve operative.
- Kujdes ndaj detajeve dhe përgjegjësi në trajtimin e produkteve.
- Të banojë në Tepelenë.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit: 30/05/2026
Shënime:
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
- Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanset e barabarta.