• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k

Ndihmës Magazinier

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Ndihmës Magazinier

Kompania: Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k

Përshkrimi:

  • Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka të njohura ndërkombëtare.
  • Ky rol ka si përgjegjësi kryesore organizimin, regjistrimin dhe monitorimin e gjithë aktiviteteve të lëvizjes së produktit përfundimtar pas prodhimit midis magazinave dhe lokacioneve të tyre, si dhe monitorimin e procesit të rotacionit të produktit.

Detyrat:

  • Përgatit porositë sipas listave të ngarkimit. Siguron saktësi në picking, paletizim korrekt dhe etiketim të rregullt.
  • Mbështet procesin e ngarkimit të kamionëve në bashkëpunim me karrelistët.
  • Kryen transfertat e produkteve midis magazinës së fabrikës dhe magazinës së jashtme sipas udhëzimit të magazinierit.
  • Siguron regjistrim të saktë të transfertave në sistem.
  • Identifikon produkte të dëmtuara, jo-konforme ose të dyshuara.
  • Izolon fizikisht produktet problematike dhe njofton menjëherë supervisorin.
  • Respekton procedurat për produktet e bllokuara dhe kthimet nga tregu.
  • Merr pjesë në inventare ditore, ciklike dhe mujore.
  • Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe kontrollit të stokut.
  • Siguron rend, pastërti dhe organizim të zonës së magazinës.
  • Respekton rregullat e sigurisë në punë (H&S).
  • Përdor korrekt pajisjet dhe mjetet e punës.
  • Ndjek procedurat e brendshme dhe udhëzimet operative.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i Lartë).
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi si verbal edhe të shkruar.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
  • Përbën avantazh njohja e një gjuhe të huaj (Italiane dhe/ose Angleze).

Dokumentet e kërkuara:

  • Kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i dëshiruar
  • Kopje e CV

Shënime:

  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
  • Aplikantët duhet të përfshijnë në CV ose në e-mail deklaratën: “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
  • CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura për pozicione të lira pune do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të ruhen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të transferohen te palë të treta për qëllime të tjera përveç rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi brenda 5 ditëve pune nga data e mbylljes së njoftimit.
  • Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS, të aksesojë, të kërkojë fshirjen apo korrigjimin e të dhënave të tij personale.