Përshkrimi
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është një kompani udhëheqëse në tregun shqiptar të pijeve freskuese joalkoolike, me disa nga markat ndërkombëtare më të njohura.
Në CCBS, fokusi vendoset te rritja e biznesit, kontributi në komunitetet vendore dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përmes organizimit të fortë dhe vendosjes së njerëzve të duhur në rolet e duhura.
CCBS është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për pozicionin Merchandiser Vlore- Fier.
Qëllimi i punës:
Ky rol synon të mbështesë rritjen e shitjeve dhe përfitueshmërisë duke garantuar që pikat e shitjes të furnizohen me produktet e duhura dhe në sasinë e nevojshme. Puna përfshin sistemimin e rafteve, organizimin dhe mirëmbajtjen e paraqitjes së produkteve, vendosjen e çmimeve dhe ndjekjen e inventarit në dyqan. Në disa raste, pozicioni kërkon edhe analizimin e të dhënave të shitjeve për të dalluar produktet më të kërkuara dhe për të propozuar mënyra promovimi.
Detyrat
Roli dhe përgjegjësitë:
- Të sigurojë që dyqanet dhe raftet të mbushen me llojet dhe sasitë e përshtatshme të produkteve.
- Të ekspozojë, sistemojë dhe etiketojë me çmime produktet në ambientet e dyqanit.
- Të mirëmbajë raftet duke larguar artikujt e skaduar ose të dëmtuar.
- Të ndjekë inventarin e dyqaneve duke u bazuar në shitjet dhe furnizimet e marra.
- Të rrisë volumin e shitjeve dhe përfitimin përmes identifikimit të linjave më të suksesshme dhe produkteve bestseller.
- Të sugjerojë strategji promovuese duke u mbështetur në të dhënat e shitjeve dhe të çmimeve.
- Të bashkëpunojë dhe të komunikojë me blerës, furnitorë, dyqane dhe distributorë.
- Të banojë në Vlore, Fier ose në zonat përreth.
Kualifikimet
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimi i lartë konsiderohet avantazh.
- Të ketë 2-3 vjet përvojë të mëparshme pune në role të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në ekip.
- Të ketë aftësi të mira analitike.
- Të disponojë leje drejtimi automjeti dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar.