Përshkrimi
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është një ndër kompanitë kryesore në tregun shqiptar të pijeve freskuese joalkoolike, me një portofol markash të njohura ndërkombëtarisht.
Në CCBS, fokusi vendoset te zgjerimi i biznesit, ndikimi pozitiv në komunitetet vendore dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përmes organizimit të fortë dhe vendosjes së njerëzve të duhur në rolet e duhura.
Kompania është në kërkim të një kandidati për rolin Merchandiser per KA Jug.
Qëllimi i punës:
Roli i Merchandiser ka për synim rritjen e shitjeve dhe të fitueshmërisë duke garantuar që pikat e shitjes të furnizohen me produktet e duhura dhe në sasitë e nevojshme. Kjo përfshin mbushjen e rafteve, sistemimin dhe mirëmbajtjen e ekspozimeve të produkteve, vendosjen e çmimeve si edhe kontrollin e inventarit të dyqanit. Në disa raste, ky funksion kërkon edhe shqyrtimin e të dhënave të shitjeve për të dalluar produktet më të kërkuara dhe për të propozuar mënyra promovimi më efektive.
Detyrat
- Të sigurojë që dyqanet dhe raftet të furnizohen me llojin dhe sasinë e duhur të produkteve.
- Të ekspozojë, sistemojë dhe etiketojë me çmime produktet në ambientet e dyqanit.
- Të mirëmbajë raftet duke larguar artikujt e vjetruar ose të dëmtuar.
- Të ndjekë inventarin e dyqaneve në bazë të shitjeve dhe furnizimeve.
- Të rrisë volumin e shitjeve dhe përfitueshmërinë duke identifikuar produktet më fitimprurëse dhe më të shitura.
- Të japë sugjerime për strategji promocionale duke u mbështetur në të dhënat e shitjeve dhe të çmimeve.
- Të bashkëpunojë dhe të komunikojë me blerës, furnitorë, dyqane dhe shpërndarës.
- Të jetë banues në Vlore/ Fier/ Sarande/ Gjikokaster ose në zonat përreth.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimi i lartë konsiderohet avantazh.
- Të ketë 2-3 vjet përvojë të mëparshme pune në role të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në ekip.
- Të ketë aftësi të mira analitike.
- Të posedojë leje drejtimi automjeti dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar.