• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k

Magazinier

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

Magazinier

Përshkrimi:
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet në magazinë duke përfshirë marrjen e lëndëve të para, mbajtjen e inventarit dhe të dhënave lidhur me të, përgatitjen e statistikave mujore të magazinës si dhe mbajtjen e inventarit periodik.

Detyrat:

  • Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.
  • Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.
  • Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.
  • Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.
  • Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.
  • Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.
  • Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.
  • Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Dega Informatikë Ekonomike.
  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.
  • Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Afati i aplikimit: 30/05/2026.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.