Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Detyrat
Roli dhe përgjegjësitë:
- Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
- Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
- Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
- Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
- Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
- Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
- Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
- Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
- Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.
Kualifikimet
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të banojë në Vlore ose ne zonat perreth.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.