Përshkrimi
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) renditet si një nga kompanitë kryesore në tregun shqiptar të pijeve freskuese joalkoolike, me disa nga markat më të njohura ndërkombëtare.
Në CCBS vlerësohet zgjerimi i aktivitetit, ndikimi në komunitetet vendore dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përmes organizimit të fortë dhe vendosjes së njerëzve të duhur në rolet e duhura.
Kompania është në kërkim të një Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Vlorë.
Qëllimi i punës: Ky rol ka për synim përmbushjen e objektivave të përcaktuara për volumin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat te klientët dhe aktivizimet, duke vepruar sipas udhëzimeve dhe politikave të kompanisë.
Detyrat
Roli dhe përgjegjësitë:
- Përmbush objektivat mujore sasiore dhe cilësore për kanalin HoReCa.
- Kujdeset për listimin dhe mirëmbajtjen e asortimentit sipas PicOS për ICF & ICNF.
- Zbulon mundësi zhvillimi përmes aktivizimeve, eventeve dhe përdorimit të materialeve promocionale.
- Negocion pozicionet më të favorshme për asetet në pikat e shitjes.
- Administron dhe mirëmban asetet HoReCa në përputhje me standardet.
- Zbaton rutinën e përditshme të vizitave në HoReCa.
- Raporton çështjet që lidhen me cilësinë dhe paketimin.
- Ndjek dhe zbaton politikat dhe procedurat e CCBS.
- Ka njohuri të plota mbi portofolin HoReCa/OTGF të CCBS.
- Vëzhgon veprimtarinë e konkurrencës në HoReCa/OTGF dhe e raporton atë.
- Zbaton standardet RED dhe përdor të dhënat gjatë negocimit.
- Shërben si pikë kontakti për eventet e marketingut në HoReCa/OTGF.
- Bashkëpunon me departamentin e Marketingut për realizimin e eventeve.
- Garanton disponueshmërinë e produkteve për evente.
- Mbikëqyr eventet në terren dhe raporton ecurinë e tyre.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës.
Kualifikimet
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Arsimi i lartë dhe përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohen përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Duhet të ketë gatishmëri për të punuar në terren.
- Kërkohet leje drejtimi automjeti.
- Preferohen kandidatë që banojnë në Vlorë, Fier ose në zonat pranë tyre.