• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k

Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Sarandë

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k
Apliko
ShitjeSarandë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është një kompani udhëheqëse në tregun shqiptar të pijeve freskuese joalkoolike, që përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare.

Në CCBS, fokusi vendoset te zgjerimi i vazhdueshëm i biznesit, mbështetja e komuniteteve vendore dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përmes organizimit të fortë dhe vendosjes së njerëzve të duhur në pozicionet e duhura.

CCBS është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për rolin e Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Sarandë.

Qëllimi i punës: Ky pozicion synon përmbushjen e objektivave të përcaktuara për volumin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat te klientët dhe aktivizimet, në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Detyrat

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Përmbush objektivat mujore sasiore dhe cilësore në kanalin HoReCa.
  • Siguron listimin dhe mirëmbajtjen e asortimentit sipas PicOS për ICF & ICNF.
  • Zbulon mundësi rritjeje nëpërmjet aktivizimeve, eventeve dhe përdorimit të materialeve promocionale.
  • Negocion pozicionet më të favorshme për asetet në pikën e shitjes.
  • Administron dhe mirëmban asetet HoReCa sipas standardeve të përcaktuara.
  • Zbaton rutinën e përditshme të vizitave në HoReCa.
  • Raporton çështjet që lidhen me cilësinë dhe paketimin.
  • Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e CCBS.
  • Ka njohuri të thelluara mbi portofolin HoReCa/OTGF të CCBS.
  • Ndjek aktivitetet e konkurrencës në HoReCa/OTGF dhe i raporton ato.
  • Zbaton standardet RED dhe përdor të dhënat si bazë për negocim.
  • Shërben si pikë kontakti për eventet e marketingut në HoReCa/OTGF.
  • Bashkëpunon me departamentin e Marketingut për zbatimin e eventeve.
  • GarantON disponueshmërinë e produkteve për evente.
  • Mbikëqyr eventet në terren dhe raporton ecurinë e tyre.
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës.

Kualifikimet

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Arsimi i lartë dhe përvoja e mëparshme në role të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Kërkohet gatishmëri për të punuar në terren.
  • Duhet të zotërojë leje drejtimi automjeti.
  • Kërkohet të banojë në Sarandë, Gjirokastër.