• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k

Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Durrës

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k
Apliko
ShitjeDurrës2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) renditet ndër kompanitë kryesore në tregun shqiptar të pijeve freskuese jo-alkoolike dhe operon me disa nga markat më të njohura ndërkombëtare.

Në CCBS vlerësohet zgjerimi i biznesit, ndikimi në komunitetet vendore dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes organizimit të fortë dhe vendosjes së njerëzve të duhur në rolet e duhura.

CCBS është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për rolin Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Durrës.

Qëllimi i punës: Ky pozicion ka si objektiv përmbushjen e synimeve të përcaktuara për volumin e shitjeve, nivelin e stokut, frekuencën e vizitave te klientët dhe realizimin e aktivizimeve, në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Detyrat

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Përmbush objektivat mujore sasiore dhe cilësore për kanalin HoReCa.
  • Siguron listimin dhe mirëmbajtjen e asortimentit sipas PicOS për ICF & ICNF.
  • Zbulon mundësi rritjeje nëpërmjet aktivizimeve, eventeve dhe përdorimit të materialeve promocionale.
  • Negocion pozicionet më të favorshme për asetet në pikën e shitjes.
  • Administron dhe mirëmban asetet HoReCa sipas standardeve të përcaktuara.
  • Zbaton rutinën e përditshme të vizitave në HoReCa.
  • Raporton çështjet që lidhen me cilësinë dhe paketimin.
  • Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e CCBS.
  • Ka njohuri të thelluara mbi portofolin HoReCa/OTGF të CCBS.
  • Vëzhgon aktivitetet e konkurrencës në HoReCa/OTGF dhe i raporton ato.
  • Zbaton standardet RED dhe shfrytëzon të dhënat gjatë procesit të negocimit.
  • Shërben si pikë kontakti për eventet e marketingut në HoReCa/OTGF.
  • Bashkëpunon me departamentin e Marketingut për zbatimin e eventeve.
  • Garantonn disponueshmërinë e produkteve për evente.
  • Ndjek eventet në terren dhe raporton ecurinë e tyre.
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës.

Kualifikimet

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Arsimi i lartë dhe përvoja e mëparshme në role të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Kërkohet gatishmëri për punë në terren.
  • Duhet të zotërojë leje drejtimi automjeti.
  • Preferohet të banojë në Durrës/Tiranë.
  • Duhet të jetë i disponueshëm për të punuar me orar fleksibël, sipas kërkesave të punës.