• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Clever

Multimedia Designer & Digital Marketing Specialist

Clever
Apliko
Marketing, Media & KomunikimPrishtinë1 javë më parëFull Time

KËRKOJMË MULTIMEDIA DESIGNER & DIGITAL MARKETING SPECIALIST

Po kërkojmë një profesionist kreativ, energjik dhe të motivuar që t’i bashkohet ekipit tonë për të kontribuar në aktivitetet e marketingut, dizajnit, videos, web-it dhe promovimit digjital për kompanitë tona dhe për klientët me të cilët punojmë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hartimi i materialeve grafike për rrjetet sociale, reklama, web, prezantime, katalogë, broshura, banera dhe materiale të tjera promovuese.
  • Administrimi i faqeve në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok dhe në platforma të tjera sociale.
  • Organizimi, krijimi dhe publikimi i përmbajtjes në përputhje me kalendarin e marketingut.
  • Realizimi i fotografive dhe xhirimeve për produkte, shërbime, aktivitete dhe projekte të kompanive dhe klientëve.
  • Përpunimi dhe montazhi i videove promovuese, videove për rrjete sociale, reklamave dhe materialeve korporative.
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital në Meta Ads dhe në platforma të tjera reklamuese.
  • Krijimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i web faqeve dhe landing pages.
  • Përgatitja e materialeve për print sipas standardeve profesionale të shtypit.
  • Shfrytëzimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) për prodhimin e përmbajtjes, dizajnit, videove dhe automatizimin e proceseve kreative.
  • Bashkërendimi me ekipin dhe klientët për ndërtimin e strategjive të marketingut dhe komunikimit.

Kualifikimet

  • Përvojë në Graphic Design, Video Editing dhe Digital Marketing.
  • Njohuri të mira në Adobe Photoshop, Illustrator, Premiere Pro, After Effects, Canva ose programe të ngjashme.
  • Përvojë në administrimin e rrjeteve sociale dhe në krijimin e përmbajtjes digjitale.
  • Njohuri në WordPress, Elementor ose platforma të ngjashme për menaxhimin e web faqeve.
  • Përvojë në përdorimin e AI Tools si ChatGPT, Canva AI, Adobe Firefly, Midjourney, Runway, Kling ose platforma të ngjashme.
  • Shkathtësi të mira organizative, kreative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte në të njëjtën kohë dhe për të përmbushur afatet.

Përparësi

  • Përvojë në fotografi dhe videografi.
  • Njohuri në Meta Ads, Google Ads dhe SEO.
  • Përvojë në branding dhe në zhvillimin e identitetit vizual.
  • Njohuri në Figma, Framer ose platforma të ngjashme.
  • Portfolio me punime të realizuara.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Portfolio me punime grafike, video, web ose marketing
  • Shembuj të projekteve relevante të realizuara

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në fazën e parë do të ftohen për intervistë.