Përshkrimi
City Taxi po kërkon të punësojë Ekonomiste.
Detyrat
- Të bëjë regjistrimin e faturave të shitjes dhe të blerjes, si edhe të evidentojë shpenzimet dhe të ardhurat.
- Të monitorojë ecurinë e pagesave nga klientët.
- Të verifikojë shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara.
- Të kryejë rakordimet me bankat, balancat mujore të llogarive dhe pasqyrimin e regjistrimeve bankare në kontabilitet.
Kualifikimet
- Kandidatja duhet të jetë mbi moshën 33 vjeçe.
- Kërkohet arsim i lartë, me përparësi në degët financë, kontabilitet ose ekonomi.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të jetë e aftë të punojë në grup.