Titulli i punës: Financier/e
Kompania: Cioccolatitaliani
Përshkrimi:
Financieri do të menaxhojë regjistrimet e plota financiare të kompanisë dhe do të sigurojë saktësinë e operacioneve kontabël. Pozicioni përfshin rakordimin me magazinat, përgatitjen e deklarimeve dhe raporteve financiare, përllogaritjen e pagave dhe kryerjen e procedurave të fiskalizimit.
Kriteret e kërkuara:
- Kryerja e të gjitha regjistrimeve në programin financiar (blerje, shitje, arkë, bankë, kontabilizime, etj.).
- Rakordimi me magazinat për hyrje-daljet, firot, proceset e prodhimit, inventarët mujorë dhe përllogaritjen e kostos së produkteve.
- Realizimi i deklarimeve mujore në e-Filing dhe rakordimi me sistemin SelfCare.
- Mbajtja dhe rakordimi i llogarive me klientët dhe furnitorët.
- Llogaritja e pagave dhe realizimi i pagesave online.
- Mbajtja e rregullt e dokumentacionit të punonjësve (kontrata, raporte mjekësore, libreza, regjistra, etj.).
- Përgatitja e raporteve financiare.
- Kryerja e proceseve të fiskalizimit dhe kontabilizimi i veprimeve doganore. Etj.
Ne ofrojmë:
- Pagesë shumë e kënaqshme
- Ambient pune profesional dhe miqësor
Adresa: Tiranë