Ekonomiste me eksperiencë në sektorin e shitjeve
Kompania: Caffe Polis
Vendndodhja: Shkozet, Durrës
Përshkrimi:
- Pozicion përgjegjës për regjistrimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar, përgatitjen e raporteve periodike dhe ndjekjen e detyrimeve tatimore. Do të analizojë shpenzimet dhe performancën financiare dhe do të bashkëpunojë me departamente të tjera për çështje financiare dhe operative.
Detyrat:
- Regjistrimi i të gjitha transaksioneve financiare në programin Financa 5.
- Kontrolli dhe përgatitja e dokumentacionit financiar: fatura, arka, banka, blerje dhe shitje.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe periodike sipas kërkesave të kompanisë.
- Ndjekja e detyrimeve tatimore dhe përgatitja e deklarimeve sipas legjislacionit fiskal në fuqi.
- Analiza e shpenzimeve dhe performancës financiare për optimizimin e proceseve.
- Mirëmbajtja dhe organizimi i arkivit financiar dhe kontabël.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për çështje financiare dhe operative.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet.
- Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm (minimumi 3 vite përbën avantazh).
- Njohuri të mira të programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office (sidomos Excel).
- Njohuri të mira të programit Financa 5.
- Të ketë disiplinë dhe të jetë bashkëpunuese.
- Aftësi të forta analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Pranohen vetëm kandidate me vendbanim në Durrës ose në rrethinat e Durrësit.