Caffe Group Sh.P.K shpall konkurs për pozitat:
- Agjent të shitjes – 2 pozita (Prishtinë)
Detyrat dhe përgjegjësitë për Agjent te shitjes :
- Prezantimin, promovimin dhe shitjën e produkteve tek klientët ekzistues dhe te rinjë duke përdorur praktikat më të mira dhe trendet promovuese;
- Zhvillimin e distribuimit – duke siguruar disponueshmerine dhe mbajtjen e te gjitha njesive te stokut (SKU-s).
- Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
- Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e Shkollës së Mesme;
- Përvojë pune minimum dy vite si merchandiser/e apo agjent/e i/e shitjës në produkte ushqimore, produkteve të pijeve apo produkteve të raftave.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
- Serviser – 2 pozita Ndihmës Serviser – 2 pozita (Prishtinë)
Detyrat dhe përgjegjësitë Serviser /Ndihmës Serviser
- Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
- Viziton pikat sipas route planit;
- Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli)
- Së bashku me serviserin përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë;
- Bën zëvendësimin e serviserit gjatë kohës së pushimeve, mungesave të tij;
- Bën montimin dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësitë të servisit;
- Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
- Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike;
- Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve;
- Menaxhim shumë të miré të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
- Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
- Kandidati duhet të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 22.04.2026 deri më 31.05.2026.