Bar restorant "Cafe Momus" po kërkon të punësojë një Kuzhinier me përvojë pune.
Detyrat:
- Përgatit lloje të ndryshme gatimesh duke zbatuar standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Mbikëqyr cilësinë e produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës dhe të pajisjeve.
- Siguron përgatitjen e mjeteve të nevojshme në kuzhinë.
- Bën parapërgatitjen e elementeve që duhen për gatimet e planifikuara.
- Punon në bashkëpunim me kolegët dhe me eprorët.
Ofrojmë:
- Marrëveshje të rregullt pune me sigurime të paguara.
- Ambient të favorshëm pune.
- Ekip shumë miqësor.
- Paga fillon nga 80.000 leke
Adresa: Rruga panorama, Godina Panorama 2