Përmbledhja e Pozicionit:
Financieri është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve inventariale regjistrimin e faturave në sistemin NAV të kryera në përputhje me udhëzimet dhe proçedurat e shoqërisë.
Detyrat
- Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve dhe të blerjeve në sistemin NAV në afatet dhe cilësinë e kërkuar.
- Garanton ekzistencen dhe marrjen e të gjithe informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga palet e treta.
- Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshem sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga Kompania dhe legjislacioni në fuqi.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
- Monitoron procesin e menaxhimit te inverntarit, rakordimet dhe investigon diferencat.
- Rakordon xhirot ditore në cash me xhirot ditore në NAV.
- Arkivon dokumentacionin fizik mujor.
- Detyra të tjera sipas nevojës.
Kualifikimet
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance.
- Eksperiencat e punës: 2 vite përvoje pune në kontabilitet/finance.
- Njohuri të sistemit Navision (must).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale).
- Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).