Përshkrimi
Kompania BURGER KING po zgjerohet me një Kontabilist/e.
Detyrat
- Menaxhon sistemin kontabël të kompanisë.
- Mbikëqyr transaksionet financiare në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.
- Përgatit dhe deklaron brenda afateve detyrimet tatimore, përfshirë TVSH, tatim fitimi, tatim në burim, si edhe sigurime shoqërore e shëndetësore.
- Kryen rakordime periodike për llogaritë bankare, klientët, furnitorët dhe llogari të tjera financiare.
- Shqyrton dokumentacionin financiar dhe siguron saktësinë e të dhënave kontabël.
- Ofron mbështetje dhe bashkëpunon me ekipin e financës gjatë hartimit të pasqyrave financiare vjetore.
- Përgatit, kontrollon dhe përpunon listëpagesat mujore në bashkëpunim me departamentin e HR.