
Jemi në kërkim të personave energjikë dhe pozitivë që duan të punojnë në një ambient dinamik dhe të zhvillojnë karrierën e tyre në një kompani ndërkombëtare.
Nëse dëshironi të fitoni përvojë të vlefshme pune, të merrni trajnim dhe certifikime profesionale, si dhe të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani ndërkombëtare, ju ftojmë të aplikoni për pozitën:
ANËTAR/E EKIPI – roli yt do të jetë të mbështesësh punën e përditshme në restorant, duke u kujdesur që çdo klient të marrë shërbim miqësor e cilësor, ushqim të shkëlqyer dhe një ambient të pastër e mikpritës.