Titulli: Menaxher Digital & IT
Përshkrimi: Menaxheri i Digital & IT udhëheq strategjinë dhe operacionet e IT dhe Digital në disa shtete dhe brende, duke siguruar stabilitet të sistemeve, mbështetje për rritjen e biznesit dhe përvojë optimale për klientin. Roli menaxhon platformat POS dhe digjitale, hapjet e reja, bashkëpunimin me vendorët dhe vendos standarde e qeverisje IT, në funksion të performancës dhe efikasitetit operacional.
Detyrat:
- Përgjegjës për strategjinë e Digital & IT në disa shtete dhe brende, të përafruar me objektivat e biznesit, operacioneve dhe rritjes.
- Menaxhimi në platformat POS dhe sistemet kryesore të restoranteve, përfshirë Oracle Simphony dhe sistemet legacy, duke mbuluar konfigurimin, integrimet, përditësimet dhe stabilitetin operacional.
- Drejton teknologjinë end-to-end për hapjet e restoranteve të reja dhe rollout-et, përfshirë POS, kioskat, sistemet fiskale, harduerin, rrjetin dhe partnerët e jashtëm.
- Vepron si pikë kryesore kontakti me vendorët globalë dhe franchisor-in (Oracle, RBI, Acrelec, partnerë fiskalë), duke siguruar përputhshmëri, dorëzim dhe zgjidhje të çështjeve kritike.
- Përcakton dhe zbaton modele RACI, qeverisje IT dhe standarde operative në të gjitha tregjet.
- Përgjegjës për platformat digjitale për klientët (kioska, mobile, web), me fokus në disponueshmëri, performancë dhe përshtatje operative.
- Drejton bashkëpunimin ndër-funksional me Operacionet, Financën, Marketingun dhe partnerët e jashtëm për realizimin e iniciativave kritike të biznesit.
- Menaxhon incidentet dhe eskalimet për sistemet kritike, duke garantuar minimizim të ndërprerjeve dhe rikuperim të shpejtë.
- Ndërton dokumentacionin dhe standardet e brendshme, përfshirë manualet IT, procedurat e onboarding/offboarding dhe modelet e pronësisë së sistemeve.
- Mbështet bazat e të dhënave, raportimin dhe analitikën për vendimmarrje operative dhe komerciale.
Kualifikimet:
- Diplomë në IT, Informatikë, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- 5+ vite përvojë në role IT/Digital, me përvojë drejtuese.
- Njohuri shumë të mira në sisteme POS dhe platforma digjitale (kioska, mobile, web).
- Përvojë në menaxhim vendorësh dhe projekte/rollout-e IT.
- Njohuri në infrastrukturë IT, integrime dhe stabilitet operacional.
- Aftësi të forta drejtuese dhe bashkëpunim ndër-funksional.
- Njohuri shumë të mira të anglishtes.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Informacioni personal që do të plotësoni përmes aplikimit tuaj do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë specifike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për mbrojtjen e informacionit personal".