• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Buka Bakery

Shitëse

Buka Bakery
Apliko
ShitjePrishtinë6 ditë më parëFull Time

BUKA është bërë shpejt një emër i lidhur me cilësinë e lartë të bukës në Kosovë, duke sjellë për qytetarët produkte me standarde të larta. Kompania ofron produkte të shëndetshme me përmbajtje të pasur të thekrës dhe grurit, të kombinuara me tërshërë, fara liri, sanduiçe të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë. Për ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e Buka Coffee Shop, është hapur kjo mundësi pune.

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Shitëse

Lokacioni: Buka Coffee Shop – Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Kryen aktivitetet e përgjithshme të shitjes së produkteve në pikat e Buka Coffee Shop.
  • Mban përgjegjësi për saldon, raportimin dhe barazimin e arkës.
  • Përgatit, sistemon dhe vendos produktet në rafte.
  • Kujdeset që çmimet e të gjithë artikujve të jenë të afishuara në rafte.
  • Ofron shërbim ndaj klientëve.
  • Përmbush edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës.

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë pune në shitje prej së paku 1 viti.
  • Të jetë i/e motivuar dhe ambicioz/e.
  • Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Konkursi mbetet i hapur nga 04 Qershor, 2026 deri më 04 Korrik, 2026.