• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Buka Bakery

Punëtorë/e në Prodhim (Ndërrimi i Natës & Ndërrimi i Ditës)

Buka Bakery
Apliko
Prodhim & IndustriPrishtinë6 ditë më parëFull Time

BUKA është shndërruar brenda një periudhe të shkurtër në një emër të njohur për cilësi të lartë në prodhimin e bukës në Kosovë, duke sjellë produkte sipas standardeve Gjermane. Kompania ofron produkte të shëndetshme me përmbajtje të pasur të thekrës dhe grurit, të kombinuara me tërshërë, fara liri, sanduiçe të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë.

VEND TË LIRË PUNE:

Posti i hapur është për Punëtorë/e në Prodhim (ndërrimi i natës dhe ndërrimi i ditës).

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Punon ngushtë me pjesën tjetër të stafit që merret me përgatitjen e brumërave dhe jep udhëzime për personat përgjegjës lidhur me sasinë që duhet përgatitur për pjekje.
  • Mbikëqyr pranimin e bukës në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Kryen pjekjen e produkteve sipas normativit dhe standardeve të përcaktuara nga kompania.
  • Verifikon procesin e pjekjes në pajtim me procedurat dhe kontrollet që zbaton kompania.
  • Mat dhe peshon produktet pasi të kenë përfunduar pjekjen.
  • Siguron që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Raporton për produktet e dëmtuara gjatë procesit të pjekjes, si edhe për defektet që lidhen me këtë proces.
  • Mbështet Menaxherin e Prodhimit në administrimin dhe koordinimin e procesit të prodhimit sipas standardeve të kompanisë.
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë që kanë lidhje me procesin e punës.

Kualifikimet Profesionale

  • Kërkohet shkollim i mesëm i përfunduar.
  • Nevojitet eksperiencë minimale prej 1 vit në bukëpjekje.
  • Duhet të ketë njohuri të mira për varietetin e produkteve, normativin dhe cilësinë e tyre.
  • Kandidati/ja duhet të jetë fleksibil/e në orarin e punës dhe në kryerjen e detyrave të tjera gjatë gjithë procesit të prodhimit.

Konkursi është i hapur nga 04 Qershor, 2026 deri më 04 Korrik, 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.