Përshkrimi
Building shpk, një kompani kryesuese që ushtron veprimtarinë e saj në sektorin e ndërtimit prej disa vitesh në Republikën e Shqipërisë, kërkon të angazhojë një Ndihmës-ekonomiste.
Detyrat
- Të bëjë evidencimin e faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Të regjistrojë veprimet e arkës dhe të kryejë rakordimin e saj.
- Të verifikojë shpenzimet dhe të hyrat mujore të realizuara.
- Të hartojë raporte financiare në intervale të rregullta.
- Të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme mbi faturimet dhe pagesat e klientëve, si edhe të identifikojë klientët me problematika.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që i caktohen nga eprori përgjegjës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar fakultetin ekonomik.
- Pranohen kandidatë me ose pa përvojë pune.
- Të zotërojë aftësi menaxhuese.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë MS Office.
- Të njohë të paktën një nga programet kryesore të kontabilitetit.
- Të tregojë iniciativë, të komunikojë mirë, si dhe të punojë me efikasitet në grup dhe nën presion.
- Të jetë e organizuar dhe sistematike.
Dokumentet e kërkuara