Supervizor të shitjes (2 pozita)
Korporata Buçaj ka hapur konkurs për pozitën e Supervizorit të shitjes, me 2 vende të lira pune.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kujdeset për realizimin e store check nëpër pikat e shitjes të KA dhe për monitorimin e gjendjes së mirëmbajtjes së të gjitha brendeve Buçaj në këto lokacione.
- Mban takime të rregullta me kategoritë MNG të KA me qëllim të bashkëpunimit për zgjidhjen e sfidave të mundshme dhe rritjen e shitjes, jo vetëm për artikujt parësorë, por edhe për ata sekondarë dhe terciarë.
- Administron dhe dërgon fletushkat mujore për pjesëmarrje.
- Përcjell kërkesat e KA ndaj prodhuesve, përfshirë prezantimet e lojërave shpërblyese dhe aktivitete të ngjashme.
- Mbikëqyr pranimin e rregullt të faturave për pozitat sekondare ose për bonuset, si dhe koordinon këtë pjesë me departamentin e financave.
- Për çdo problem që paraqitet gjatë implementimit në pika të ndryshme të shitjes nga dakordimet e përbashkëta, njofton personat përgjegjës dhe sigurohet për realizimin e kërkesave të dakorduara.
- Harton dhe zbaton planet e shitjes si komerciale për brendet Buçaj në pikat e shitjes për të cilat është përgjegjës.
- Trajton çdo çështje tjetër që lidhet me KA të përcaktuar dhe shërben si person kontakti i menjëhershëm për atë KA nga ana e kompanisë.
- Kontrollon punën e komerciales në pikat e tij të shitjes dhe raporton te mbikëqyrësi për çdo parregullsi të evidentuar në terren.
- Mbikëqyr punën e Merchandiserëve nëpër pikat e shitjes, zbatimin e FIFO në merchandajzimin e mallit nga MRCH, si dhe kujdeset për raportimin e afateve ndaj komerciales prej MRCH.
- Si mbikëqyrës direkt i MRCH, në baza javore përgatit raporte për kontrollimin e check in dhe check out të MRCH, si dhe për raportimin e afateve ndaj Divizionarëve të Div1 dhe Div2.
- Siguron që detyrat e përcaktuara për komercialet të zbatohen prej tyre dhe të mos delegohen te MRCH.
- Njofton Div të KA dhe/ose komercialet për aktivitetet e dakorduara me kategoritë MNG të KA dhe mbikëqyr nëse këto aktivitete janë zbatuar sipas marrëveshjes.
Kualifikimet e kërkuara
- Preferohet shkollim i lartë ose diplomë përkatëse.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Përvoja e punës në shitje konsiderohet e nevojshme.
- Duhet të ketë njohuri të avancuara kompjuterike.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Nevojiten shkathtësi të larta në shitje dhe negociim.
- Njohja e paketes Office, veçanërisht Excel, është e domosdoshme.
- Njohja e gjuhës angleze është obligative.
- Kërkohet leje vozitjeje e kategorisë B.
Çfarë ofrojmë ne?
- Ofron kontratë të rregullt pune.
- Përfshihet bonus shtesë pas periudhës tremujore.
- Sigurimi shëndetësor mbulohet nga korporata.
- Orari i punës është nga e Hëna deri të Premten, 7:30-15:30.
- Mundësohen trajnime profesionale.