• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Buçaj

Përfaqësues/e Mjekësor/e

Buçaj
Apliko
Shendetesi & MedicinePrishtinë2 javë më parëFull Time

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORE

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Aranzhimi i takimeve me mjekë, farmacistë dhe ekipe mjekësore spitalore për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
  • Bën prezantimin e produkteve farmaceutike për të cilat Korporata është Qarkulluese me Shumicë, para mjekëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
  • Merret me organizimin e konferencave të ndryshme për mjekë dhe stafin tjetër mjekësor me qëllim prezantimin dhe promovimin e produkteve medicinale;
  • Është përgjegjës (e) për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Mbikqyresi në bashkëpunim me prodhuesit;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Mbikqyresin;
  • Mbanë mbledhje të rregullta me personat relevantë si dhe paraqet prezantime të të dhënave për të arritur në rastet kur i kërkohet;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Mbikqyresin hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur mundësitë e takimeve dhe prezantimeve me sa më shumë aktorë të sektorit shëndetësor.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në lëmin e Farmacisë/Mjekësisë.
  • Preferohet përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezentim të produkteve medicinale;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Ne ofrojmë:

  • Kontratë të punës të rregullt
  • Orari i punës: Hënë – Premte 7:30- 15:30
  • Sigurimi shëndetësor nga korporata
  • Trajnime profesionale