Kompania Bucaj po kërkon kandidate për pozitën Përfaqësuese e shitjes në terren për persona të moshës 21 deri në 30 vjeç.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ofrimi i shërbimit profesional dhe korrekt për klientët.
- Prezantimi, promovimi dhe shitja e produkteve në përputhje me standardet e korporatës.
- Administrimi dhe regjistrimi i saktë i shitjeve.
- Zbatimi i politikave dhe procedurave të kompanisë gjatë kryerjes së punës.
- Kontributi në realizimin e objektivave sipas standardeve të shitjes.
- Vizita të rregullta në pikat e përcaktuara sipas planit të itinerarit.
- Kryerja e detyrave të tjera operative sipas kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme, ndërsa diploma universitare konsiderohet përparësi.
- Të ketë përvojë në marketing, shitje, promovim ose në punë me klientë.
- Të posedojë aftësi shumë të mira në komunikim, organizim, prezantim, planifikim dhe analizë.
- Të jetë person energjik, kreativ dhe i aftë për të ndërtuar marrëdhënie profesionale.
Ne ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë prej 1100€ Bruto, ku përfshihet paga fikse dhe bonuse në varësi të arritjes së objektivave mujore.
- Sigurim shëndetësor nga korporata.
- Trajnime profesionale.
- Orar pune fleksibil me rotacione sipas planit javor.
- Dy ditë pushim gjatë javës.
Kandidatët që i përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi mbetet i hapur nga data 11 Gusht 2026 deri më 16 Gusht 2026.