• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Buçaj

Merchandiser/e (Prishtinë)

Buçaj
Apliko
ShitjePrishtinë3 javë më parëFull Time

Merchandiser/e për regjionin e Prishtinës

Korporata Buçaj ka hapur konkurs për pozitën e Merchandiser/e për regjionin e Prishtinës.

Përgjegjësitë kryesore

  • Kujdeset për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe paraqitjen e të gjitha produkteve të brendit sipas rrugës ose planit të përcaktuar nga korporata.
  • Siguron të dhëna për gjendjen e stokut dhe informata të tjera të nevojshme që lidhen me dukshmërinë e produkteve të brendit në treg.
  • Përmbush objektivat për ekspozimin (facing) e produkteve të brendit përkatës në të gjitha pikat e shitjes të përcaktuara në plan.
  • Identifikon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë rafteve.
  • Siguron pozicionim dhe ekspozim sa më efikas të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe negocion pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM.
  • Mbikëqyr dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, ruan freskinë e produkteve kryesore duke zbatuar rotacion të rreptë, kodim dhe standardet e temperaturës.
  • Kontrollon freskinë dhe zbaton parimin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
  • Përparësi paraqet të paktën 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising.
  • Duhet të jenë të aftë të punojnë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
  • Kërkohet patentë shoferi e kategorisë “B”.

Ne ofrojmë

  • Kontratë pune të rregullt.
  • Pagë 700 euro Bruto.
  • Sigurim shëndetësor nga korporata.
  • Orari i punës është 5 ditë në javë, ndërsa dita e shtunë është ditë pune.
  • Trajnime profesionale.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03 Qershor 2026 deri më 14 Qershor 2026.