Merchandiser/e për regjionet
- Prishtinë (3 pozita)
- Viti (1 pozitë)
Përgjegjësitë për pozitën
- Kujdeset për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe paraqitjen e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e përcaktuar.
- Ofron të dhëna për gjendjen e stokut dhe informacione të tjera të nevojshme që lidhen me dukshmërinë e produkteve të brendit në treg.
- Përkujdeset që të realizohen objektivat e ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës në të gjitha pikat e shitjes të përcaktuara në plan.
- Identifikon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit.
- Siguron që ekspozimi të jetë sa më efektiv për POSM të përkohshëm/përhershëm dhe negocion pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM.
- Mbikëqyr dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, ruan freskinë e produkteve kryesore duke zbatuar rotacion të rreptë, kodimin dhe respektimin e standardeve të temperaturës.
- Verifikon freskinë dhe zbaton parimin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
- Përparësi kanë kandidatët me 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising.
- Kërkohet aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Nevojitet patent shofer kategoria “B”.
Ne ofrojmë
- Marrëdhënie të rregullt pune.
- Pagë 700 euro Bruto.
- Sigurim shëndetësor nga korporata.
- Orari i punës është 5 ditë në javë, ndërsa e shtuna është ditë pune.
- Trajnime profesionale.
Konkursi mbetet i hapur nga data 11 Gusht 2026 deri më 17 Gusht 2026.