Higjieniste – 2 Pozita
Korporata Buçaj ka hapur konkurs për 2 vende pune për pozitën Higjieniste.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjigjet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë.
- Bashkëpunon me stafin për çështje të ndryshme që lidhen me higjienën dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.
- Kujdeset për shërbimin e kafes për punonjësit dhe vizitorët.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit direkt.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Kërkohet aftësi shumë e mirë në planifikim dhe organizim të punës.
- Duhet të kenë aftësi për menaxhimin e punës nën presion.
Çfarë ofrojmë ne?
- Ofron kontratë të rregullt pune.
- Përfshihet sigurim shëndetësor nga korporata.
- Orari i punës është nga e Hëna deri të Premten, 7:30-15:30.
- Sigurohet drekë ditore.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 22 Maj 2026 deri më 31 Maj 2026.