Automekanik
Korporata Buçaj ka hapur konkurs për pozitën e Automekanik.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mbikëqyr dhe udhëzon punën e ndihmës automekanikut.
- Mban përgjegjësi për punët e autoservisit.
- Kryen veprime të zakonshme që lidhen me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
- Identifikon dëmtimet teknike dhe prishjet, si dhe realizon zëvendësimin ose riparimin e tyre.
- Kujdeset që automjetet t’i nënshtrohen serviseve të rregullta.
- Merr masa parandaluese të nevojshme, përfshirë inspektimin, testimin dhe lubrifikimin.
Kualifikimet e kërkuara
- Preferohet diplomë e shkollës së mesme në fushën e mekanikës.
- Kërkohen së paku 2 vite përvojë pune në lëminë e mekanikës.
- Nevojiten aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe në punën ekipore.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në automjete të rënda si kombi, kamion etj.
Çfarë ofrojmë ne?
- Marrëdhënie të rregullt pune me kontratë.
- Sigurim shëndetësor nga korporata.
- Orar pune nga E Hëna deri të E Premte, me mundësi turnesh 07:30 – 15:30 ose 12:00-20:00.
- Pushime ditore.
- Transport të siguruar nga korporata.
- Pagë 1500 Euro Bruto.
Kandidatët që i plotësojnë kushtet e lartpërmendura do të ftohen në fazat e ardhshme të rekrutimit.
Konkursi do të mbetet i hapur nga data 26 Maj 2026 deri më 02 Qeshor 2026.