Përshkrimi
Botime Pegi, një prej shtëpive botuese më të rëndësishme në treg, është në kërkim të një Financiere.
- Ofron pagë shumë të mirë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të administrojë kontabilitetin për çdo hyrje apo dalje financiare që lidhet me aktivitetin e kompanisë.
- Të përditësojë dhe të mirëmbajë llogaritë e klientëve si edhe të furnitorëve.
- Të regjistrojë produktet në sistem dhe të mbikëqyrë inventarin në bashkëpunim me magazinierët.
- Të përgatisë mbylljen e bilancit vjetor.
- Të verifikojë faturat e shitjes dhe ato të kthimeve.
- Të hartojë raporte të ndryshme financiare.
- Të mbikëqyrë punën e vartësve dhe t’i trajnojë ata sipas nevojës.
Kualifikimet
Kërkesat për pozicionin:
- Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në fushën e financës, në kompani me profil të ngjashëm.
- Të zotërojë diplomë universitare në Financë-Kontabilitet ose në një drejtim të afërt.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivel mesatar (B2).
- Të shfaqë aftësi të mira në planifikim, organizim dhe komunikim.
- Të karakterizohet nga integriteti, ruajtja e konfidencialitetit dhe korrektësia.