Boreal kërkon të zgjerojë ekipin me profesionistë dhe kandidatë të motivuar për pozicionet e mëposhtme:
- Teknik HVAC/R
- Teknik i Sistemeve Frigoriferike dhe Saldator
- Punëtor Ndihmës/Montues Konstruksionesh
Kualifikimet
Kërkesat e Pozicionit: Teknik HVAC/R
- Kualifikimi F-Gas: Posedimi i detyrueshëm i certifikimit F-Gas ose një kualifikimi ekuivalent ndërkombëtar, i cili lejon punën me gazra ftohës.
- Përvojë pune si teknik frigoriferie, preferohet në impiante komerciale ose industriale.
- Njohuri të thella mbi parimet e ciklit të ftohjes, komponentët e sistemit dhe kontrollet elektrike.
- Aftësi për të lexuar skema elektrike dhe diagrame tubacionesh.
- Aftësi për të punuar në lartësi dhe në kushte të ndryshme mjedisore.
- Patente drejtimi e vlefshme.
- Gatishmëri për punë me orare fleksibël dhe turne në raste shërbimesh urgjente.
Kërkesat e Pozicionit: Teknik i sistemeve Frigoriferike dhe Saldator
- Kualifikimi F-Gas ose Ekuivalent (I domosdoshëm).
- Përvojë e provuar në servisim, mirëmbajtje dhe montim të sistemeve frigoriferike komerciale/ndustrial.
- Aftësi të shkëlqyera Saldimi (e dëshmuar me certifikim ose përvojë pune).
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të zgjidhur problemet në vend.
- Patente drejtimi e vlefshme.
- Gatishmëri për punë në terren dhe për shërbime emergjente.
Kërkesat e Pozicionit: Punëtor Ndihmës/Montues
- Eksperienca: Eksperiencë e mëparshme (edhe e shkurtër) si punëtor montues, ndihmës teknik, ose në sektorin e ndërtimit/metalurgjisë është shumë e dëshirueshme.
- Aftësi Fizike: Aftësi për të punuar në lartësi dhe për të ngritur pesha të rënda.
- Aftësi Praktike: Aftësi për të përdorur mjete dore dhe elektrike (si trapani, saldatrice etj.).
- Disponibiliteti: Disponibilitet për orare fleksibël dhe për udhëtime brenda Shqipërisë, në varësi të vendndodhjes së projekteve.
- Vlera: Person i përgjegjshëm, i përpiktë dhe me etikë pune në grup.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.