Zyrtar/e Teknik/e – BONEVET Peja
BONEVET Peja po kërkon një person energjik, kurioz dhe me sens përgjegjësie që dëshiron të kontribuojë në një qendër edukative inovative dhe me ndikim real në komunitet.
Kjo nuk është vetëm një pozitë teknike. Është rol praktik, mbështetës dhe edukativ, për dikë që dëshiron të punojë me teknologji, të zgjidhë probleme reale dhe të ndihmojë të rinjtë të mësojnë përmes praktikës, kreativitetit dhe inovacionit.
Çka do të bësh në këtë rol
- Do të mirëmbash dhe operosh pajisjet teknologjike si CNC, printerë 3D dhe mjete të tjera digjitale
- Do të kujdesesh për funksionimin optimal të kompjuterëve (formatizim, instalim programesh, mirëmbajtje)
- Do të ofrosh mbështetje teknike për stafin dhe pjesëmarrësit gjatë aktiviteteve dhe trajnimeve
- Do të diagnostikosh dhe zgjidhësh probleme teknike në kohë reale
- Do të sigurosh përdorimin e sigurt të pajisjeve nga pjesëmarrësit
- Do të bashkëpunosh me ekipin në organizimin e aktiviteteve praktike dhe edukative
- Do të monitorosh dhe mirëmbash hapësirat dhe pajisjet teknike
Kë po kërkojmë
- Ke njohuri në IT, teknologji ose inxhinieri (formale ose joformale)
- Ke përvojë praktike me pajisje si CNC, printerë 3D ose teknologji të ngjashme
- Ke njohuri në formatizimin e kompjuterëve dhe instalimin e programeve
- Di të identifikosh dhe zgjidhësh probleme teknike
- Je i/e organizuar dhe i/e përgjegjshëm/e në punë
- Të pëlqen puna me të rinj dhe ambientet edukative
- Ke aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë
Çka ofrojmë
- Ambient pune inovativ dhe praktik me teknologji moderne
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim të aftësive teknike
- Punë në projekte kreative me ndikim në komunitet
- Kulturë pune bashkëpunuese dhe fleksibile
- Punë me kuptim, jo vetëm rol teknik
Dokumentet e kërkuara