• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
BONEVET Mitrovica

Koordinator/e i/e Qendrës (Center Lead)

BONEVET Mitrovica
Apliko
Edukim & TrajnimMitrovicë1 javë më parëFull Time

Koordinator/e i/e Qendrës (Center Lead) – BONEVET Mitrovica

BONEVET Mitrovica po kërkon një person energjik, kurioz dhe me sens përgjegjësie që dëshiron të udhëheqë një qendër edukative inovative dhe me ndikim real në komunitet. Ky rol kombinon udhëheqjen, organizimin dhe angazhimin komunitar për të ndërtuar ekipe, zhvilluar njerëz dhe krijuar ambiente ku të rinjtë mësojnë përmes praktikës, teknologjisë dhe kreativitetit.

Çka do të bësh në këtë rol?

  • Do të udhëheqësh përditshmërinë e BONEVET Mitrovica dhe do të jesh pika kryesore e koordinimit me Bordin Drejtues
  • Do të ndërtosh dhe mirëmbash një ambient pune pozitiv, të sigurt dhe motivues për ekipin, nxënësit dhe komunitetin
  • Do të planifikosh aktivitetet, buxhetin vjetor dhe do të raportosh në mënyrë të qartë dhe transparente
  • Do të rekrutosh dhe zhvillosh ekipin, duke krijuar kulturë bashkëpunimi dhe përgjegjësie
  • Do të kontribuosh në sigurimin e të hyrave dhe qëndrueshmërisë financiare të qendrës
  • Do të ndjekësh nga afër procesin mësimor dhe cilësinë e programeve edukative
  • Do të menaxhosh prioritetet dhe do të marrësh vendime praktike në përditshmëri

Kë po kërkojmë?

  • Ke përfunduar së paku studime bachelor (menaxhment, ekonomi, edukim, STEM ose fusha të ngjashme)
  • Ke përvojë në menaxhim, koordinim ose edukim (jo domosdoshmërisht formale, edhe projektet vlejnë)
  • Komunikon shumë mirë në shqip dhe anglisht, me shkrim dhe me gojë
  • Je i/e sigurt në përdorimin e mjeteve digjitale dhe platformave online
  • Të motivon puna me të rinj dhe ndikimi pozitiv në komunitet
  • Je i/e organizuar, i/e përgjegjshëm/e dhe di të punosh me prioritete

Çka ofrojmë?

  • Rol me ndikim real në edukimin dhe zhvillimin e të rinjve
  • Autonomi në punë dhe hapësirë për iniciativa personale
  • Ambient pune jo-hierarkik, bashkëpunues dhe kreativ
  • Mundësi zhvillimi profesional brenda rrjetit BONEVET
  • Punë me kuptim, jo thjesht “pozitë pune”

Detaje praktike:

  • Afati i fundit për aplikim: 29 maj 2026, ora 23:59