• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Bolv-Oil sh.a

Shites Karburanti Vlore

Bolv-Oil sh.a
Apliko
ShitjeVlorë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

BOLV Group është krijuar në vitin 1992 dhe konsiderohet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri. Veprimtaria e BOLV Group shtrihet në ndërtim, zhvillim dhe administrim të pasurive të paluajtshme, tregtim me shumicë dhe pakicë të karburanteve, hoteleri, prodhim të produkteve novatore për industrinë e ndërtimit, si edhe ofrim shërbimesh të specializuara në sektorin e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Grupi vazhdon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetesës në komunitetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve sociale.

Kompania vë në dispozicion një ambient pune profesional e dinamik, mundësi të barabarta punësimi, një paketë kompensimi të favorshme dhe hapësira për zhvillimin e talentit.

Nëse synoni të angazhoheni në një mjedis që mbështet rritjen profesionale dhe ofron kushte pune me standarde të larta, BOLV Group paraqet një mundësi të përshtatshme.

Kompania po zgjeron stafin dhe është në kërkim të një Shitës Karburanti.

Adresa e punës: Dukat, Orikum

Detyrat

Përshkrimi i punës:

  • Mban përgjegjësi për realizimin e shitjeve të përditshme të karburantit.
  • Verifikon, regjistron dhe ndjek procesin e evidentimit të sasive të shitura në regjistrin përkatës financiar gjatë turnit, si dhe bën dorëzimin e vlerave dhe sasive financiare te përgjegjësi i pikës.
  • Zbaton masat për mbrojtje nga zjarri dhe përdor mjetet e përcaktuara kur paraqitet nevoja, duke respektuar rregullat e sigurisë teknike për mbrojtjen e jetës dhe të mjedisit, si dhe mban përgjegjësi për zbatimin e tyre.
  • Ndalon në mënyrë të prerë lëvizjen e personave që mbajnë mjete ndezëse të flakës brenda territorit të pikës së karburantit.
  • Nuk lejon kryerjen e punimeve si saldime apo prerje të ndryshme metali në territorin e pikës së karburantit ose pranë saj.
  • Informon përgjegjësin e pikës së karburantit për çdo mungesë të mjeteve në qendrën e mbrojtjes nga zjarri.
  • Kujdeset që në territorin ku kryhet shitja të mos ketë ndotje nga karburanti.
  • Mbikëqyr vazhdimisht depot me ujë (hidrante), të cilat duhet të jenë gjithmonë në gjendje gatishmërie.
  • Administron me saktësi dhe në afatin e duhur të gjithë dokumentacionin që lidhet me hyrje-daljet, llogaritë dhe bilancin material të volumeve të karburantit të kontrolluara nga instituti qendror teknik.
  • Kontrollon lëvizjen e karburantit në depo dhe në pistoleta, duke mbajtur përgjegjësi për diferencat në sasi dhe cilësi të karburanteve në pikën ku ushtron shitjen.
  • Sistemon ambientin dhe pastron barërat e këqija rreth rezervuarëve të n/produkteve të naftës dhe në të gjithë territorin ku zhvillohet aktiviteti i shitjes me pakicë të karburantit.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Të jetë korrekt dhe i sjellshëm.
  • Të ketë përvojë të mëparshme në profilin përkatës si shitës.
  • Mosha e preferuar është nga 20 deri në 60 vjeç.
  • Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Të karakterizohet nga korrektësia, energjia dhe profesionalizmi.