• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Bolv-Oil sh.a

Shites Karburanti Burrel

Bolv-Oil sh.a
Apliko
Sherbim ndaj KlientitJashtë Vendit2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe të gazit. BOLV Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve ne qytetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.

BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju.

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë Shites Karburanti

Adresa e punës: Burrel

Detyrat

  • Shitja e lendeve djegese te pikes se karburantit ne baze te kerkesave te klientit.
  • Arketimi i parave dhe mbledhja e pagesave ne cash apo kryerjes se pagesave permes kartave te kreditit.
  • Pastrimi, grumbullimi dhe hedhja ne vendet e caktuara te mbeturinave.
  • Ofrimi i sherbimit ndaj klientit.
  • Mbajtjen e regjistrit te shitjeve.
  • Pergjegjes direkte per shitjet ditore nga moment i marrjes ne dorezim te punes me procesverbal dhe deri ne momentin e dorezimit e saj tek shitesi i turnit tjeter.
  • Pergjegjes i bazes materialo-teknike ne perdorim te tij gjate ushtrimit te detyres.
  • Kontrollon, dokumenton dhe ndjek procesin e regjistrimit te sasive te shituara ne regjistrin perkates financiar, gjate turnit te tij dhe kryen dorezimin e vlerave/sasive financiare tek pergjegjesi i pikes.
  • Zbaton masat dhe perdor mjetet e percaktuara (ne rast nevoje) per mbrotjen ndaj zjarrit, rregullat e sigurimit teknik per mbrojtjen e jetes dhe te mjedisit dhe pergjigjet per zbatimin e tyre. Masa te tilla si me poshte vijon (por pa u kufizuar vetem ne to):
  • Ndalon ne menyre kategorike qarkullimin e personave me mjete ndezese te flakes ne territorin e pikes se karburantit.
  • Pastron pompat dhe ambientin e punes.
  • Sistemon dhe pastron barerat e keqija perreth rezervuarve te n/produkteve te naftes dhe ne te gjithe territorin ku ushtrohet aktiviteti i shitjes me pakice te karburantit.
  • Mban pergjegjesi per diferenca ne sasite e karburanteve apo te vlerave monetare.
  • Çdo detyre tjeter qe i caktohet gjate turnit te tij .

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë korrekt, i sjellshëm.
  • Experiencë te meparshme në profilin përkatës si shitës.
  • Mosha preferencilale 20 deri 55 vjeç.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Korrektësi**,** energji dhe profesionalizëm.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose këtu.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën:

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale