Recepsionist/e
Përshkrimi:
Recepsionist/e në Rezidencën FOLÉ që do të mirëpresë rezidentët dhe vizitorët, menaxhojë rezervimet dhe pagesat, trajtojë ankesat dhe bashkëpunojë me administratën e rezidencës. Siguron që zona e recepsionit të jetë e organizuar, e pastër dhe e rregullt, si dhe ndihmon në zbatimin e rregulloreve të sigurimit teknik dhe masave antizjarr.
Detyrat
- Mirëpret rezidentet dhe vizitoret dhe shërben si pikë kontakti për trajtimin e kërkesave të tyre.
- Leshon/Rinovon kartat e apartamenteve rezidenteve dhe ndihmon me aksesin në rast se kartat janë harruar ose humbur.
- Ndihmon në regjistrimin e rezidenteve në platformën e check-in-it.
- Kryen pagesa për shërbimet e lavanderisë, pastrimit të apartamenteve, riprintim të kartave të apartamenteve, abonime javore/mujore për parkimin, pagesa cash apo POS për akomodimet në aparthotel.
- Regjistron targat e automjeteve për klientët që kanë përfshirë parkimin në çmim.
- Trajton ankesat mbi zhurmat dhe problemet teknike, duke dokumentuar dhe raportuar ato në kohë reale tek administrata e Rezidencës.
- Asiston në zbatimin e rregullores së sigurimit teknik dhe masave antizjarr.
- Regjistron rezervimet në sistemin PMS dhe administron dokumentacionin klientëve.
- Siguron që zona e recepsionit të jetë e organizuar, e pastër dhe e rregullt.
- Kontakton dhe bashkëpunon me kolegët e zyrave administrative të Grupit Bolv për çdo kërkesë për takime.
- Menaxhon çdo postë që arrin/dërgohet në emër të administratës dhe siguron që informacioni të shpërndahet siç duhet dhe çdo përgjigje të dërgohet në kohë.
Kualifikimet
- Të ketë kryer shkollën e mesme.
- Eksperiencë të mëparshme në recepsion, shërbim klienti ose shitje përbën avantazh.
- Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
- Korrektësi, energji dhe profesionalizëm.
- Njohuri bazë kompjuterike.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Dokumente mbështetëse në format PDF
Shënime
- Aplikimet do të pranohen deri në datën: 25 Prill 2026
- Pas shqyrtimit të aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
- Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjeçare.
- Duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj ju jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".