Përshkrimi
BOLV Group, e themeluar në vitin 1992, është një nga grupet investuese më të njohura dhe më të suksesshme në Shqipëri. Veprimtaritë e BOLV Group përfshijnë ndërtimin, zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve, hotelerinë, prodhimin e produkteve inovative për industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit. BOLV Group po zgjerohet vazhdimisht dhe kontribuon në përmirësimin e jetës së komuniteteve në qytetet ku vepron përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.
BOLV Group ofron një ambient pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë tërheqëse kompensimi dhe mundësi për të zhvilluar talentin tuaj.
Nëse kërkoni një vend pune që ofron mundësi për zhvillim profesional dhe kushte pune me standarde të larta, atëherë BOLV Group është zgjedhja e duhur për ju.
Po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë Magazinier për Kantierin e Ndertimit, Palase, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin, ruajtjen dhe kontrollin e materialeve, pajisjeve dhe inventarit të kantierit, duke siguruar furnizim të saktë dhe në kohë për realizimin e punimeve.
Detyrat
- Pranon materialet, pajisjet dhe mjetet që hyjnë në magazinë sipas dokumentacionit përkatës.
- Verifikon sasinë, cilësinë, specifikimet teknike dhe gjendjen e materialeve të pranuara.
- Administron dhe monitoron furnizimin me karburant të mjeteve, sipas procedurës.
- I sistemon dhe i organizon materialet në magazinë sipas kategorive dhe standardeve të sigurisë.
- Mban evidencë të saktë për hyrje-daljet e materialeve në librin e magazinës.
- Shpërndan materialet për ekipet e punës sipas kërkesave dhe autorizimeve përkatëse.
- Kontrollon stokun dhe raporton mungesat apo nevojat për furnizim.
- Bashkëpunon me inxhinierët, përgjegjësin e kantierit dhe departamentin e prokurimit për planifikimin e furnizimeve. Kryen inventar periodik të magazinës dhe rakordon diferencat eventuale.
- Siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen e materialeve për të shmangur dëmtimet apo humbjet.
- Kontrollon kthimin e pjesëve të këmbimit dhe materialeve të përdorura apo veglave të punës nga punonjësit ose nënkontraktorët dhe i administron sipas procedurës.
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e magazinës dhe inventarit dhe bën rakordime mujore me financën.
- Respekton rregullat e sigurisë dhe të mbrojtjes në punë në ambientet e magazinës dhe kantierit.
Kualifikimet
- Eksperiencë në administrimin e magazinës, me përparësi në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri bazë mbi materialet dhe pajisjet e ndërtimit.
- Aftësi organizative dhe administrative.
- Njohja e programeve bazë kompjuterike dhe evidencave të magazinës përbën avantazh.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate.