• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Bolv-Oil sh.a

Arkitekt/e Dhermi

Bolv-Oil sh.a
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriDhërmi4 javë më parëFull Time

Përshkrimi

BOLV Group është krijuar në vitin 1992 dhe renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri. Veprimtaria e grupit shtrihet në ndërtim, zhvillim dhe administrim të pasurive të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë të karburanteve, hoteleri, prodhim të produkteve inovative për industrinë e ndërtimit, si dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Kompania vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetesës në komunitetet ku është e pranishme përmes zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve sociale.

Kompania vë në dispozicion një ambient profesional e dinamik, mundësi të barabarta punësimi, një paketë kompensimi konkurruese dhe hapësirë për zhvillimin e potencialit profesional.

Për kandidatët që synojnë të punojnë në një mjedis me standarde të larta dhe perspektivë për rritje në karrierë, BOLV Group paraqet një mundësi të përshtatshme.

Aktualisht, ekipi po zgjerohet dhe kërkohen dy Arkitekt/e per Kantierin e Ndertimit, Palase

Detyrat

  • U prezanton klientëve dhe investitorëve projektin arkitektonik.
  • U sqaron organizimin funksional të apartamenteve, planimetritë dhe idenë arkitektonike të projektit.
  • Mbështet ekipin e shitjeve me informacion teknik dhe profesional lidhur me njësitë e banimit.
  • Orienton klientët në zgjedhjen e apartamenteve sipas nevojave dhe preferencave që kanë.
  • Harton materiale prezantuese arkitektonike, planimetri, rendera dhe vizualizime 3D.
  • Jep sqarime për materialet e përdorura, cilësinë e ndërtimit dhe standardet teknike të projektit.
  • Punon ngushtë me departamentin e marketingut për paraqitjen estetike dhe funksionale të projektit.
  • Merr pjesë në takime me klientë për përshtatje të ambienteve të brendshme.
  • Koordinon kërkesat për ndryshime në planimetri ose interier, në përputhje me mundësitë teknike të projektit.
  • GarantON që informacioni teknik i ofruar klientëve të jetë i saktë dhe në përputhje me projektin e miratuar.
  • Ndihmon në organizimin e vizitave në kantier dhe në prezantimin e njësive model.
  • Bashkëpunon me inxhinierët dhe ekipet zbatuese për realizimin e kërkesave të klientëve.
  • Ndjek zhvillimet në tregun imobiliar dhe propozon përmirësime funksionale ose estetike që ndikojnë në rritjen e shitjeve.
  • Jep mbështetje në përgatitjen e dokumentacionit teknik që shoqëron kontratat e shitjes.
  • Ndihmon në rritjen e vlerës së projektit përmes një prezantimi profesional dhe estetik të njësive të banimit.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare dega Arkitekture.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Të zotërojë njohuri të avancuara kompjuterike për programe të nevojshme për procesin e punës, si Microsoft Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose programe të tjera renderimi.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe bashkëpunimi në grup.
  • Zotërim i mirë i gjuhës Angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
  • Preferohet 0-1 vit eksperiencë pune, por do të merren në konsideratë edhe kandidatë pa përvojë.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Dokumentet mbështetëse në format PDF