• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
B.M shpk

Specialist Administrativ Magazine (faturim & pagesa)

B.M shpk
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

SPECIALIST ADMINISTRATIV MAGAZINE (FATURIM & PAGESA)

Vendndodhja: Tirane

Departamenti: Magazine / Finance

Përshkrimi i rolit:
Pozicioni ka përgjegjësi për menaxhimin administrativ të proceseve të magazinës, me fokus në faturimin, regjistrimin dhe ndjekjen e transaksioneve që lidhen me hyrje-daljet e mallit dhe pagesat përkatëse. Roli kërkon një profil me eksperiencë në ambiente magazine ose kompani distribucioni, i aftë të kuptojë lidhjen midis fluksit fizik të mallit dhe dokumentacionit financiar, duke garantuar saktësi dhe disiplinë në sistem.

Detyrat:

Detyrat kryesore:

  • Përgatitja dhe regjistrimi i faturave të shitjes dhe hyrjeve në sistem.
  • Verifikimi i përputhshmërisë midis dokumenteve fizike të magazinës dhe të dhënave në sistem.
  • Ndjekja e pagesave dhe koordinimi me financën për arkëtimet.
  • Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të mallit (fatura, fletë-dalje, urdhra magazinë).
  • Identifikimi dhe raportimi i mospërputhjeve në stok apo në faturim.
  • Mbështetje në rakordime periodike (stok – sistem – financë).
  • Koordinim i përditshëm me magazinën, shitjet dhe financën.

Kualifikimet:

Kërkesat:

  • Diplomë universitare (preferohet Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi).
  • Eksperiencë pune në magazinë ose kompani distribucioni (avantazh i fortë).
  • Njohuri bazë në faturim, pagesa dhe procese financiare.
  • Aftësi për të punuar me sisteme ERP ose programe të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira në Excel.
  • Saktësi e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në ritëm operacional dhe nën presion.

Preferohet:

  • Eksperiencë në kompani distribucioni (FMCG).
  • Njohuri mbi proceset e stokut dhe lëvizjes së mallrave.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Trajnim në sistemet dhe procedurat e brendshme.
  • Mundësi zhvillimi në funksione financiare dhe operative.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV