• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
B.M shpk

Specialist Administrativ (data entry & finance support)

B.M shpk
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë6 ditë më parëFull Time

Specialist Administrativ (Data Entry & Finance Support)

Vendndodhja: Tirane
Departamenti: Finance / Operations

Përshkrimi i rolit:

Pozicioni ka si fokus kryesor menaxhimin dhe hedhjen e të dhënave në sistemet e kompanisë, duke siguruar saktësi, konsistencë dhe përputhje me dokumentacionin financiar dhe operacional. Roli kërkon një profil me logjikë të mirë analitike dhe kuptim bazë të proceseve financiare, i aftë të punojë me sisteme të ndryshme dhe të mbështesë funksionet administrative dhe financiare të kompanisë.

Detyrat

Detyrat kryesore

  • Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistemet e kompanisë.
  • Verifikimi i saktësisë së të dhënave në raport me dokumentacionin përkatës.
  • Bashkëpunim me departamentin e financës për kontrollin e transaksioneve.
  • Mbështetje në raportime bazë operative dhe financiare.
  • Identifikimi dhe raportimi i gabimeve ose mospërputhjeve në sistem.
  • Koordinim me departamente të tjera për rrjedhshmërinë e informacionit.

Kualifikimet

Kërkesat

  • Diplomë universitare (preferohet Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme).
  • Njohuri bazë në financë dhe procese administrative.
  • Aftësi për të punuar me sisteme kompjuterike dhe programe të ndryshme.
  • Njohuri shumë të mira në Excel.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe të strukturuar.

Preferohet

  • Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (data entry / administratë / financë).
  • Njohuri bazë në sisteme ERP ose programe financiare.

Çfarë ofrojmë

  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
  • Trajnim në sistemet e brendshme të kompanisë.
  • Mundësi rritjeje në funksione financiare dhe operative.

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Shënime

Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008).