Titulli i punës: Kamarier/e Kavaje
Përshkrimi:
Blumare Resort kerkon te zgjeroje stafin e saj: Kamarier/e Kavaje.
Misioni jonë është të sigurojmë cilësi maksimale për çdo shërbim. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të dhuruar shërbim maksimal në tregun e Hotelerisë, Barit dhe Restorantit.
Detyrat:
- Të siguroni një standard të lartë shërbimi në restorant
- Të njihni produktet e menusë, përbërjen dhe çmimet e tyre
- Të promovoni në mënyrë profesionale produktet dhe shërbimet që ofrohen
- Përcjell me profesionalizëm çdo klient
Kualifikimet:
- 2-3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm
- Aftësi për të komunikuar në anglisht; gjuhët e huaja përbëjnë avantazh
- Aftësi për të punuar në grup
- Fleksibilitet me turnet
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese
- Njohuri për llojet e verërave, pijeve, shishave dhe ushqimeve