KONKURS PUNE
Kompania BINNI, e angazhuar në prodhimin dhe zbatimin e projekteve të enterierit, ka hapur konkurs për pozitën Inxhinier/e i Matjes në pikën Prizren.
Kërkohet një kandidat/e serioz/e dhe profesional/e me përvojë në matje teknike, i/e cili/a do të merret me realizimin e matjeve në terren dhe me përgatitjen e të dhënave të sakta që shërbejnë për zbatimin e projekteve të mobilimit.
Përshkrimi i punës
- Realizimi i matjeve teknike në objekte dhe ambiente të ndryshme, në përputhje me kërkesat e projektit.
- Shqyrtimi i përmasave të hapësirave dhe evidentimi i detajeve teknike që nevojiten për procesin e prodhimit.
- Hartimi i skicave, shënimeve dhe dokumentacionit teknik mbi bazën e matjeve të kryera në terren.
- Koordinimi me ekipet e projektimit, shitjes dhe prodhimit për të garantuar zbatimin e saktë të projekteve.
- Verifikimi i saktësisë së të dhënave përpara nisjes së prodhimit dhe montimit.
- Daljet në terren dhe komunikimi korrekt me klientët gjatë zhvillimit të procesit të matjes.
Kërkesat për kandidatët
- Përvojë pune në matje teknike, arkitekturë, inxhinieri, mobilim ose në fusha të përafërta.
- Njohje të mira në leximin e planeve dhe vizatimeve teknike.
- Saktësi në punë, ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të ushtruar detyrat si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë në industrinë e mobilimit dhe të enterierit.
Ne ofrojmë
- Mjedis profesional pune dhe mundësi zhvillimi brenda një kompanie stabile.
- Punë në bashkëpunim me një ekip me përvojë.
- Mundësi për rritje dhe avancim profesional.
Dokumentet e kërkuara
Vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret do të ftohen për intervistë.