Përshkrimi
Bilanc shpk krijon sisteme inteligjente për menaxhimin e bizneseve, duke përdorur risitë më të fundit teknologjike.
Për të përkrahur zgjerimin e pandërprerë të kompanisë, kërkohen kandidatë që dëshirojnë t’i bashkohen Departamentit të Suportit Teknik në rolin Suport Teknik.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kandidati i përzgjedhur do të merret me ofrimin e suportit teknik për klientët e rinj dhe ekzistues, duke u mbështetur në njohuritë e mëposhtme:
- Njohuri bazë për sistemet operative Windows dhe Windows Server
- Njohuri bazë për rrjetet LAN/Wireless ndërmjet kompjuterëve
- Njohuri për instalimin dhe konfigurimin fillestar të Microsoft SQL Server
Kualifikimet
Kualifikime dhe kërkesa:
- Diplomë universitare në drejtimet Informatikë ose Elektronikë
- Përvoja e punës prej 1 viti është e preferueshme
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet avantazh
- Certifikimet në Windows Server, Cisco etj. përbëjnë përparësi
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
Aftësi:
- Të ketë shkathtësi të mira komunikimi
- Të jetë i aftë për punë në ekip
- Të posedojë aftësi analitike
Shoqëria ofron
- Trajnim të plotë
- Vlerësim sipas performancës
- Pavarësi në aktivitetet e përditshme të punës
Dokumentet e kërkuara